Problemi me qentë endacakë nuk do të zgjidhet shpejt (VIDEO)

Problemi me qentë endacakë nuk do të zgjidhet shpejt (VIDEO)

Disa ditë më parë, frika nga qentë endacak i mori jetën një 76 vjecareje nga Obranca e Podujevës.

Ajo pësoi infarkt të mërkurën kur iu vërsulën kafshët në lagjen ku jeton.

Rasti i saj nuk është i izoluar në komunë, pasi edhe qytetarë të tjerë përjetuan mësymje nga qentë endacakë. E për këtë shqetësim janë të informuar edhe autoritetet lokale.

Këta të fundit thonë se e kanë rritur buxhetin për këtë çështje, por kanë pak hapësirë për manovrim.

Ndërtimi i strehimoreve për këto kafshë u pa si një zgjidhje e duhur e këtij problemi. Por komunat nuk kanë bërë shumë në këtë drejtim. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës për këtë fajëson nivelin qendror të qeverisë.