
Primaret e Partisë Demokratike, në total morën pjesë 50,854 votues! Kryeson Tirana dhe Durrësi
Partia Demokratike ka publikuar numrin total të demokratëve që morën pjesë në votimin e Primareve, të mbajtur ditën e djeshme.
Sipas tyre kjo është pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025, raporton TCh.
Sipas KOKOE, procesi u zhvillua në të gjithë vendin në mënyrë të qetë dhe pa probleme.
Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).