Gjykata lëshon urdhër për paraqitjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër për paraqitjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se me kërkesë të Prokurorisë Speciale me urdhër të gjykatës me datë 21 shkurt, ka obliguar kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet në Prokurori Speciale në cilësi të dëshmitarit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, e cila tha se gjykata e ka obliguar Kurtin që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit për të dhënë dëshminë e tij më 4 mars.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”.

Gjatë ditës, Zyra e Kryeministrit përmes një reagimi të gjatë ka bërë të ditur se Kurti do të vazhdojë ta injorojë ftesën e Prokurorisë Speciale.

Përmes zëdhënësit të tij, Kurti i çoi selame prokurorëve, se as që e ka ndërmend t’u shkojë për ta kryer obligimin me të cilin e kanë ngarkuar.