HomeEkonomiPosta e Kosovës nderon Pavarësinë e SHBA-së me pulë postare

Posta e Kosovës nderon Pavarësinë e SHBA-së me pulë postare

spot_img
Filatelia e Postës së Kosovës, lëshon në qarkullim emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare kushtuar 250 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një jubile historik që shënon dy shekuj e gjysmë lirie, demokracie dhe zhvillimi.
Ky emision filatelik është realizuar në shenjë respekti dhe vlerësimi për këtë ngjarje të rëndësishme historike, e cila përkujton shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776, si dhe trashëgiminë e saj të qëndrueshme në promovimin e vlerave demokratike në mbarë botën.
Gjatë historisë së saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e lirisë, paqes dhe zhvillimit global, ndërsa marrëdhëniet e veçanta të miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përbëjnë një shembull të bashkëpunimit dhe partneritetit të fuqishëm.
Emisioni përbëhet nga një pullë postare dhe Zarfi i Ditës së Parë, të cilat përkujtojnë këtë përvjetor të rëndësishëm. Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës i bashkohet kremtimeve të këtij jubileu, duke nderuar idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë që vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë.
Përveç pullës postare me vlerë nominale prej €2.10, e vendosur në tabak të dizajnuar me katër pulla postare, emetohet edhe Zarfi i Ditës së Parë, i cili, i shoqëruar me Vulën e Ditës së Parë, paraqet një tërësi të veçantë filatelike

Lajmet e Fundit

Superliga: Dy ndeshje të forta në xhiron e pestë

Xhiroja e pestë e Albi Mall Superligës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku...

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me...

A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit...

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...