HomeAktualeÇitaku: LV-ja ka kundërshtuar çdo projekt që do t’i siguronte Kosovës më...

Çitaku: LV-ja ka kundërshtuar çdo projekt që do t’i siguronte Kosovës më shumë pavarësi energjetike

spot_img

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se debati për gazin amerikan nuk duhet të shihet si një çështje teknike apo energjetike, por si një çështje e sigurisë kombëtare dhe e orientimit strategjik të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Çitaku tha se Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se në botën e sotme siguria energjetike është pjesë e pandashme e sigurisë shtetërore.

Sipas saj, pavarësia energjetike është e lidhur ngushtë me aftësinë e shtetit për t’u përballur me krizat dhe për të garantuar mirëqenien e qytetarëve.

Ajo theksoi se projekti i gazit amerikan nuk ka të bëjë vetëm me energjinë, por edhe me sigurinë, ekonominë, diplomacinë dhe partneritetin strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çitaku kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar se për vite me radhë ka kundërshtuar projekte që, sipas saj, do t’i siguronin Kosovës më shumë pavarësi energjetike.

Ajo vlerësoi se pasojat e kësaj politike po reflektohen në rritjen e kostos së energjisë, shtimin e importeve dhe vështirësitë me të cilat po përballen familjet dhe bizneset.

“Ndërkohë që vendet e rajonit po diversifikojnë furnizimin dhe po forcojnë sigurinë e tyre energjetike, Kosova ka mbetur jashtë këtyre proceseve”, ka deklaruar Çitaku.

Në fund, ajo ka theksuar se partneriteti me SHBA-në nuk duhet të mbetet vetëm në nivel deklarativ, por të reflektohet përmes vendimeve dhe projekteve konkrete, duke shtuar se “koha e izolimit duhet të marrë fund” dhe se Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit.

Lajmet e Fundit

Vini: Ancelotti ma ka borxh një dhuratë

Vinicius Junior e ka përmendur me shaka se trajneri i tij te Brazili, Carlo...

Abdixhiku: I kërkova Osmanit të ndihmonte LDK-në, pa të do ta kishim më vështirë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK-ja ishte partia...

Kryetari i Prishtinës reagon ndaj Mihalit: Pse nuk e pranoi padinë?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj refuzimit të Dejona Mihalit për të...

Komuna e Mitrovicës në gjendje gatishmërie për parandalim dhe intervenim në rast të zjarreve

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, e udhëhequr nga Fitore Mehmeti...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...