Papa Françesku vazhdon të jetë në gjendje kritike, thotë Vatikani

Papa Françesku vazhdon të jetë në gjendje kritike, thotë Vatikani

Papa Françesku vazhdon të jetë në gjendje kritike, sipas Vatikanit, me analizat e gjakut që tregojnë shenja të lehta të dështimit të veshkave, të cilat aktualisht janë nën kontroll.

Vatikani shtoi se 88-vjeçari, i cili u shtrua në spital mbi një javë më parë, nuk ka shfaqur kriza të mëtejshme të frymëmarrjes që nga mbrëmja e djeshme.

Disa nga analizat e tij të gjakut tregojnë “një insuficiencë renale fillestare, të butë, e cila është aktualisht nën kontroll”, tha Vatikani, duke shtuar se Papa vazhdon të jetë “vigjilent dhe i orientuar mirë”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Papa u pranua në një klinikë në Romë më 14 shkurt dhe fillimisht iu nënshtrua testeve për një infeksion të traktit respirator. Ai u diagnostikua më pas me pneumoni në të dy mushkëritë pas një skanimi CT të mëvonshëm.