Rikthim tek goli, Asani realizon në kampionat me Gwangju

Rikthim tek goli, Asani realizon në kampionat me Gwangju

Jasir Asani “prish agjërimin” në kampionat. Sulmesi i kombëtares tone ka arritur të gjejë golin në kampionat me skuadrën e tij Gwangju.

Në minutën e 14-të të sfidës, ai gjeti golin e avantazhit për skuadrën e tij në transfertën me Jeonbuk. Asani i mori topin mbrojtësit kundërshtar dhe më pas nxorri në pah të majtën e tij vrastare duke shtangur portierin që nuk mund të bënte asgjë për të pritur golin, raporton BallkanWeb.

Festa nuk iu zgati shum për shkak se Kompanjo riktheu baraspeshën në të 21-n.

Rikujtojmë që Asani nuk shënonte gol prej 27 nëntorit me skuadrën e tij dhe atëherë në Championsin e Azisë.

Ndërsa në kampionat i mungonte goli prej 6 tetorit të 2024-s.