Konjufca dhe ambasadori britanik flasin për situatën paszgjedhore në Kosovë

Konjufca dhe ambasadori britanik flasin për situatën paszgjedhore në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Hargreaves për vizitën e tij dhe u shpreh se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat kyç për Kosovën, në aspiratat e saj të integrimeve dhe zhvillimit të gjithanshëm, e në të njëjtën kohë edhe në rrafshin gjeopolitik.

Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit folën edhe për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, por edhe për atë në nivel më të gjerë.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës paszgjedhore në Republikën e Kosovës, nga e cila vijohet me formimin e qeverisë dhe legjislaturës së ardhshme, duke marrë përsipër synimet dhe interesat e vendit tonë.