Vazhdon numërimi i votave në tri komuna

Vazhdon numërimi i votave në tri komuna

Pas përmbylljes së numërimit të votave në 35 komuna të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kanë mbetur për t’u numëruar votat në tri komuna, Prishtinë, Pejë dhe Leposaviq, të cilat pritet të përfundojnë sot.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka thënë për EO se është përmbyllur numërimi i votave në 35 komuna të Kosovës. Mirëpo, ka njoftuar se numërimi i votave do të vazhdoj dhe sot.