Shënohet 36-vjetori i grevës së madhe të minatorëve të vitit 1989

Shënohet 36-vjetori i grevës së madhe të minatorëve të vitit 1989

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mori pjesë në ngjarjen që shënoi 36-vjetorin e grevës së madhe të Minatorëve të vitit 1989, në Stan Tërg.

“Në zemrën e Kosovës, në thellësinë e tokës sonë, prej dekadash rreh fuqia e një emri që simbolizon pasurinë, punën, qëndrueshmërinë dhe të ardhmen: emri “Trepça”, e nisi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Ai the se Trepça nuk është thjesht një ndërmarrje, se ajo është shtylla e mijëra familjeve që çdo mëngjes mbështeten te puna e saj, duke krijuar një zinxhir që lidh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë ekonomike dhe jo vetëm.