
Presidenti Ademi takon presidentin e Federatës së Futbollit të Izraelit, ja për çka biseduan
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në Milano ka takuar presidentin e Federatës së Futbollit të Izraelit, Shino Moshe Zuares.
Ata kanë rikujtuar ndeshjet e përbashkëta të Kombëtares A dhe U21, si dhe momentet e mira nga ato përballje.
Moshe shprehu edhe një herë mirënjohjen për pritjen e ngrohtë në Kosovë, duke vlerësuar maksimalisht mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer për ato ndeshje.
“Në Milano pata kënaqësinë të takoj presidentin e Federatës së Futbollit të Izraelit, z. Shino Moshe Zuares. Gjatë bisedës, rikujtuam ndeshjet e përbashkëta të Kombëtares A dhe U21, si dhe momentet e mira nga ato përballje. Moshe shprehu edhe një herë mirënjohjen për pritjen e ngrohtë në Kosovë, duke vlerësuar maksimalisht mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer për ato ndeshje. Takimet e tilla me miqtë e sportit janë gjithmonë të këndshme dhe të frytshme”, ka shkruar Ademi në Facebook.