Zgjedhjet në Bangladesh, kryeministrja Sheikh Hasina e fiton mandatin e katërt

Zgjedhjet në Bangladesh, kryeministrja Sheikh Hasina e fiton mandatin e katërt

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, e ka siguruar mandatin e saj të katërt radhazi në zgjedhjet e diskutueshme që u mbajtën atje.

Hasina do të jetë në detyrë edhe pesë vjet të tjera pasi partia e saj “Awami League “dhe aleatët e saj fituan të paktën 152 nga 300 vendet parlamentare.

Zgjedhjet u bojkotuan nga opozita kryesore, Partia Nacionaliste e Bangladeshit, e cila ka pretenduar se zgjedhjet janë “mashtrim”.

Rezultati i së dielës vjen pas arrestimeve masive të drejtuesve dhe mbështetësve të partisë opozitare.

“Të pavarurit” fituan 45 vende dhe “Partia Jatiya” fitoi tetë vende.

Rezultatet pritet të shpallen zyrtarisht sot (e hënë).