HomeEkonomiMPFVLÇ dhe Shoqata e Ndërtuesve diskutojnë sigurinë në punë dhe zbatimin e...

MPFVLÇ dhe Shoqata e Ndërtuesve diskutojnë sigurinë në punë dhe zbatimin e ligjit

spot_img

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, së bashku me Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës, Kastriot Jashari, zhvilluan një takim njoftues me përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve të Kosovës, Kryetarin, Valon Vataj, Nënkryetarët, Qemajl Pozhegu dhe Yll Hoxha, si dhe Asistenten, Vesa Kelmendi.

Në takim u theksua se zbatimi i legjislacionit në fuqi mbetet prioritet i padiskutueshëm dhe se institucionet përkatëse do të intensifikojnë bashkëpunimin me punëdhënësit dhe punëtorët për të siguruar respektimin e plotë të obligimeve ligjore.

Ministri Hoti ritheksoi përkushtimin për avancimin e partneritetit me komunitetin e biznesit, duke potencuar se MPFVLÇ është në proces të konstituimit të Këshillit Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, një mekanizëm i përcaktuar me ligjin në fuqi, me qëllim që të fuqizohet sistemi kombëtar i SSHP-së me të gjithë partnerët socialë, duke përfshirë institucionet dhe ekspertët e fushës.

Në takim përfaqësuesit e Shoqatës paraqitën shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballet sektori, me qëllim të adresimit të tyre përmes mekanizmave institucionalë.

Gjithashtu, u bë e ditur se së shpejti do të iniciohet një fushatë institucionale sensibilizuese dhe vetëdijësuese për sigurinë në punë dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi, e cila pritet të ndikojë në përmirësimin e praktikave dhe në tejkalimin e sfidave të mundshme gjatë inspektimeve.

Në përfundim, palët vlerësuan se siguria në punë dhe përmirësimi i kushteve të punës përbëjnë interes të përbashkët, duke theksuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërtimin e një klime të qëndrueshme mirëbesimi.

Lajmet e Fundit

Gruda thotë se koalicioni me VV-në i pamundur nëse refuzohet gazi amerikan

Përparim Gruda, ka thënë se PDK nuk përjashton asnjë parti për marrëveshje politike, por...

Real Madrid, mund të lërë të lirë lojtarin për 50 milionë euro

Pas shumë lëvizjeve në hyrje, si zyrtare ashtu edhe në formë thashethemesh, Real Madridi...

AGK-ja, e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në...

U.D. Presidentja Haxhiu takoi Presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, në margjina të Samitit të SEECP-së në Sofje

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi takim me...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...