Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, reshje shiu e bore

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ajrit me origjinë polare do ta përfshijnë vendin gjatë gjithë javës së ardhshme, duke kushtëzuar mot të ftohët dhe reshje shiu dhe bore.

“Parashihen dhe dy episode me temperatura tipike dimërore.Java e fundit e janarit sërish parashihet me temperatura mbi vlerat e mesatareve. Temperatura dimerore parashihen në mesin e shkurtit dhe dekada e parë e muajit mars gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore”.

“Parashihen ngrica dhe mjegull në ultësira dhe vise të larta, duke e vështirësuar qarkullimin normal të komunikacionit. Kujdes i shtuar për të gjitë pjesëmarrësit në komunikacion”, ka njoftuar IHK-ja.

– E hënë. Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë. Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndieshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

E martë – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

E enjte – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e mërkurë por me temperatura për 2-3 gradë më ulët në vlerat e minimaleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s,

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesiht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afersisht të ngjajshme me të ditës së enjte, si minamalet, ashtu dhe ato maksimalet.