
KQZ-ja: Deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime.
“Nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.