
Haradinaj: Me vendosmëri të plotë nisëm përgatitjet për zgjedhjet lokale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se sot ka mbajtur takim me kryesinë e partisë, ku analizuan rrugëtimin e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit, për të cilat thekson se i motivon edhe më shumë për të forcuar lidhjen me qytetarët dhe për të avancuar vizionin për Kosovën.
Tutje ai shtoi se me vendosmëri të plotë nisën përgatitjet për zgjedhjet lokale.
“Aleanca do të mobilizohet në çdo komunë, me programe dhe kandidatët më të mirë që do t’i shërbejnë qytetarëve. Më të organizuar dhe më të vendosur se kurrë për të sjellë ndryshimin që presin qytetarët”, shkroi më tej Haradinaj në postimin e tij në Facebook.