KQZ-ja i përditëson të dhënat, numërohen 99.72% e votave

KQZ-ja i përditëson të dhënat, numërohen 99.72% e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për subjektet politike.

Bazuar në të dhënat e freskuara në orën 20:17, janë numëruar 99.72 përqind e votave.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40.86 për qind, me 341 mijë e 562 vota.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22,04 për qind apo 184 mijë e 238 vota.

Vendin e tretë e zë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.68 për qind apo 147 mijë e 777 vota.

Ndërsa në vendin e katërt rënditet AAK-ja me 7.45 për qind apo 62 mijë e 278 vota.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tashmë ka nisur edhe numërimi i votave i kandidatëve të deputet.