
Liga Unike: Ylli fiton në Shkodër, Prishtina bie në Tiranë
Tirana ka fituar sfidën kryeqytetase ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 77:69 (17:12, 12:19, 26:25, 22:13), në javën e tretë të Ligës Unike.
Te Tirana u dallua Endrit Hysenagolli me 17 pikë e dhjetë kërcime, derisa te Sigal Prishtina më i miri ishte Tyrrel Tate me 18 pikë e katër kërcime, njëherësh ishte i huaji i vetëm që u paraqit te prishtinasit.
Tirana ka dy fitore e dy humbje, ndërsa për Sigal Prishtinën ishte humbja e parë pas tri fitoreve.
Në anën tjetër, Golden Eagle Ylli fitoi në Shkodër ndaj Vllaznisë me rezultat 67:83 (22:26, 17:20, 12:20, 16:17), në javën e tretë të Ligës Unike.
Skuadra nga Theranda, në çdo çerek ishte më e mirë, për të shënuar fitore mjaft të rëndësishme.
Më i miri te Vllaznia ishte Dy’quavis Wilkins me 25 pikë e 11 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli, Jan Palokaj kishte 14 pikë e shtatë kërcime, Lis Shoshi 15 pikë e nëntë kërcime dhe Jalen Nessbit me 13 pikë e dhjetë kërcime.
Vllaznia ka një fitore e tri humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli dy fitore e dy humbje. /Klankosova.tv