
Lojtarët e Bashkimit dhe Trepçës ftojnë për festë basketbollsitike në finalen e Kupës
Nesër Kosova njihet me fituesin e ri të Kupës shtetërore në basketboll.
Se kush do të kurorëzohet me këtë trofe, Bashkimi apo Trepça, mbetet të shihet pas kësaj super përballje.
Prizrenasit e kanë fituar vetëm një herë këtë kupë, kurse mitrovicasit kanë gjashtë më shumë, njofton Klankosova.tv.
Trepça është fituese e tri edicioneve të fundit, derisa në vitin 2022 e mposhtën pikërisht ekipin me të cilin ballafaqohen nesër në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë.
Që kjo përballje të kalojë në atmosferë fantastike dhe festive, kanë bërë thirrje protagonistët e parketit të të dyja skuadrave.
Kapiteni i Bashkimit, Altin Morina, është i bindur se tani është momenti i tyre.
“Uroj që gjithçka të shkojë në suaza sportive, pa incidente, kurse fakti që jemi rikthyer në finale, le të jetë motiv edhe më i madh për ta fituar kupën” është shprehur Morina.