HomeAktualeQeveria miraton financimin e katër projekteve infrastrukturore në Mitrovicë, Fushë Kosovë, Graçanicë...

Qeveria miraton financimin e katër projekteve infrastrukturore në Mitrovicë, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Obiliq

spot_img

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot financimin e katër projekteve infrastrukturore në komunat Mitrovicë, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Obiliq, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës lokale dhe kushteve për qytetarët.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, i cili njoftoi se me vendimin e sotëm të Qeverisë është mundësuar alokimi i mjeteve financiare për realizimin e këtyre investimeve.

Sipas Bashës, në Komunën e Mitrovicë do të investohen 500 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Terstenë, Kutllofc dhe Vllahi.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë do të financohet rehabilitimi i segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”, në kuadër të një projekti të përbashkët me Komunën e Graçanicë.
Për Graçanicën është paraparë financimi i rehabilitimit të rrugës Uglari, po ashtu në kuadër të projektit të përbashkët me Fushë Kosovën, me vlerë totale prej 200 mijë eurosh.

Ndërkohë, në Komunën e Obiliq do të investohen 450 mijë euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës që lidh Plemetinin me Hamidin dhe Sibocin, si dhe për ndërtimin e sistemit të ndriçimit publik.

Ministri Basha tha se këto investime do të ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës lokale, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e këtyre komunave.

Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për komunat dhe zhvillimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...