
Haradinaj i lumtur që votimet e deritashme kaluan pa incidente serioze
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz.
Nëpërmjet një postimi, ai thotë se meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese.
“Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike. Meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese”, ka shkruar Haradinaj.