KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 28.32%

KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 28.32%

Në Kosovë po mbahen sot zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 28.32%, sipas KQZ-së.

Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër:

Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Të drejtë vote kanë mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.