HomeAktualeHaradinaj: Pa një marrëveshje mes partive opozitare, Kosova do të vazhdojë të...

Haradinaj: Pa një marrëveshje mes partive opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

spot_img

Ish-kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita nuk ka arritur të krijojë një marrëveshje të përbashkët politike dhe një kandidat të përbashkët, duke vlerësuar se, në këto rrethana, vendi do të vazhdojë të udhëhiqet nga agjenda e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Haradinaj ka theksuar se vetëm një bashkim i opozitës, me një kontratë të qartë politike dhe me një kandidat të përbashkët për president, mund ta ndryshojë situatën aktuale politike në vend.

“Ne po jetojmë në epokën Kurti, që i bie se ai, kur i ka 40% ose mbi 40 deputetë, do ta zbatojë agjendën e tij në Kosovë. Ndikimi ynë, ose ne do të mund të mos jetonim vetëm në epokën e tij, por edhe në epokën e të tjerëve, sikur të kishim një kontratë të përbashkët si opozitë. Pra, AAK-ja, LDK-ja dhe PDK-ja, edhe një plan konkret, një kandidaturë konkrete”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, mungesa e një alternative të organizuar opozitare po i jep mundësi Kurtit të vazhdojë me politikat e tij dhe ta çojë vendin sërish në zgjedhje.

“Përderisa nuk kemi një kontratë dhe nuk kemi një ofertë, ne jetojmë në epokën Kurti, në agjendën Kurti dhe ai do ta zbatojë atë që di më së miri, një lloj eksperimentimi me Kosovën, dhe do të na dërgojë në zgjedhje prapë. Pra, kjo është ajo që di dhe ajo që po ndodh. Nga përvoja ime e gjatë politike, unë po e lexoj këtë”, ka thënë ai.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...