Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në bashkëpunim me njësitë e zjarrfikësve, është duke zhvilluar trajnime të përbashkëta teorike dhe praktike me qëllim të përgatitjes dhe rritjes së gatishmërisë për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve.
Këto trajnime po realizohen me synim forcimin e kapaciteteve të përbashkëta profesionale për reagim, intervenim dhe menaxhim efektiv të situatave të shkaktuara nga zjarret, si dhe përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional në rastet emergjente.
Përmes këtyre aktiviteteve, Policia dhe shërbimet zjarrfikëse synojnë të avancojnë bashkëpunimin dhe të rrisin efikasitetin e reagimit në terren dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin me të gjitha institucionet relevante për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

