
“Skandali më i madh”, Trump: Miliarda dollarë janë vjedhur te USAID
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkruar një postim në lidhje me fondet e USAID.
Trump shkruan se shumica e fondeve të kësaj agjencie kanë shkuar për media me lajme te rreme, si pagesa për të krijuar histori pozitive për demokratët. Ai shprehet se mesa duket, media Politico ka marrë 8 milionë dollarë. Donald Trump thotë sesa duket edhe New York Times ka marrë para. Trump këtë e quan skandalin më të madh në histori.
Donald Trump: Mesa duket, miliarda dollarë janë “vjedhur” te USAID dhe agjencitë e tjera. Shumica e tyre kanë shkuar për mediat me lajme të rreme, si pagesa për të krijuar histori pozitive për demokratët.