Latifi: Shteti duhet të udhëhiqet me vizion dhe jo me fjalë të kota e të thata

Latifi: Shteti duhet të udhëhiqet me vizion dhe jo me fjalë të kota e të thata

Smajl Latifi, kryetari i Rahovecit, ka marrë pjesë sot në tubimin e koalicionit Kosova Fituese në Malësi të Vogël.

Ai para të pranishmëve ka thënë se koalicionit Kosova Fituese do të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ne jemi më të përgatitur se asnjëherë më parë që ti fitojmë zgjedhjet, pra koalicioni për Kosovën Fituese që i prin Z. Ramush Haradinaj. Jemi të nderuar që jemi në këtë garë për të fituar, për të fituar për projektin Kosovën Fituese me numër 137”, ka thënë Latifi.

Më tej, ai ka theksuar se koalicioni Kosova Fituese nuk bënë premtime që nuk i realizon.

“Kemi kaluar sfida shumë, kemi ngritur shtetin bashkë, do ta qojmë përpara bashkë shtetin e Kosovës, Shteti duhet të udhëhiqet me vizion dhe jo me fjalë të kota e të thata, por me angazhime të mëdha dhe vepra konkrete. Nuk bëjmë premtime të zbrazëta ne jemi këtu për të dëshmuar se japim rezultate ashtu siç kemi dhënë gjithmonë”, ka pohuar Latifi.