Hoti: Do të vazhdojmë të punojmë për avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës

Hoti: Do të vazhdojmë të punojmë për avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës

Kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se heqja e vizave nga Izraeli është një hap historik për Kosovën dhe një njohje e angazhimit tonë për paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Si nënshkrues të Marrëveshjes së Uashingtonit, bashkë me ekipin e LDK-së dhe aleatëve tanë të përhershëm ishte nder të kontribuojmë në këtë proces që çoi në njohjen e Kosovës nga Izraeli. Ky zhvillim i rëndësishëm për qytetarët tanë hap mundësi të reja për udhëtime dhe bashkëpunim ekonomik të ngushtë mes dy vendeve. Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje dhe do të vazhdojmë të punojmë për avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.