Haradinaj për Kurtin: Rrenc i madh

Haradinaj për Kurtin: Rrenc i madh

Sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është paraqitur deklarata e kryeministrit Albin Kurti, ku sipas tij, tregon se sa shumë armatim ka blerë kjo qeveri, krahasuar me qeveritë e tjera.

Në lidhje me këtë, kandidati i AAK-së për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj e quajti Kurtin gënjeshtar dhe në lidhje me armatimin, tha se i ka gjetur kontratat e gatshme, përcjell Klankosova.tv.

“Është rrenc i madh, ky rren pastër. Çështja e armatimit, ky i ka gjetur kontrata e gatshme, por nuk ia kanë ekzekutuar këto kontrata aleatët tanë këtij”, u shpreh tutje Haradinaj.