
Skënderbeu përforcohet në merkato, 4 afrime për korçarët
Skënderbeu përforcohet në merkato. Korçarët kanë firmosur me Mamane Amadou Sabo, João Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Mamane Amadou Sabo, João Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr zyrtarisht bardhekuqë! Futbollistët kanë arritur marrëveshjen me klubin dhe janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut. Menjëherë pasi kanë hedhur firmën në kontratë, futbollistët janë bashkuar me grupin në seancat stërvitore”- shkruan klubi.
Skënderbeu renditet në vendin e fundit të tabelës. Synimi është shpëtimi i sezonit, teksa për momentin ekipi ka grumbulluar 20 pikë.