Galaxy S24 FE, modeli që ofron më të mirat e Inteligjencës Artificiale

Galaxy S24 FE, modeli që ofron më të mirat e Inteligjencës Artificiale

Smartfoni më i ri Fan Edition i është shtuar pak kohë më parë gjeneratës së Samsung S24 Galaxy dhe që prej atij momenti aftësitë e plota të Inteligjencës Artificiale u bënë të qasshme nga ende më shumë persona.

Nga fotografitë e përmirësuara me AI, performanca e lartë, dizajni i bukur dhe të tjera veçori që kanë si themel AI, ky smartphone do t’ju hapë dyert drejt një epoke të re, edhe nëse buxheti juaj nuk i kalon shifrat me tre zero. Galaxy S24 FE ishte modeli me çmimin më joshës në ekosistemin Galaxy AI dhe më poshtë listojmë vetëm disa nga arsyet përse duhet ta bëni tuajin menjëherë këtë telefon të zgjuar.

Kamera detajiste për një përmbajtje unike.

Galaxy S24 FE karakterizohet nga konfigurime të përmirësuara të kamerës, duke i bërë përdoruesit të jenë më krijues. Galaxy S24 FE e bën të lehtë për këdo që të bëjë foto dhe video mahnitëse. Kamera premium përmban një lente të gjerë 50 MP dhe lente telefoto 8 MP me zmadhim optik 3X, plus një lente ultra të gjerë 12 MP dhe një kamerë selfie 10 MP, janë të  fuqizuara nga ProVisual Engine i bazuar në AI dhe veçoritë Photo Assist të Galaxy AI.

Duke bërë debutimin e tij në serinë FE, ProVisual Engine përmban teknologji jashtëzakonisht të përmirësuar që përdor algoritme të avancuara të AI për të ofruar detaje mbresëlënëse dhe tekstura jashtëzakonisht delikate. Këto përmirësime vijnë falë opsioneve si: Nightography, zmadhimi nga AI ngjyrat e gjalla, Generative Edit, Portrait Studio që krijon selfiet si vizatime, komike, piktura me bojëra uji ose skica për t’i shtuar hijeshi profileve në internet. Edit Suggestions heqin shpejt të metat e bezdisshme, të tilla si reflektimet, me shtypjen e një butoni, Instant Slow-mo etj.