Mësimdhënësit i besojnë Hamzës – Krasniqi: Ai e mban fjalën!

Mësimdhënësit i besojnë Hamzës – Krasniqi: Ai e mban fjalën!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar mbështetjen e madhe të mësimdhënësve për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një tubimi madhështor në Prizren.
Në vazhdën e videoparaqitjeve nga takimet elektorale, ai ka deklaruar se besimi i mësimdhënësve te Bedri Hamza është i palëkundur, sepse ai ka një zotim të qartë për ta.
“Këto duartrokitje janë të vërteta sepse vijnë nga zemra. Janë nga zemra sepse këta mësimdhënës besojnë dhe e dinë se Bedri Hamza do t’ua rrisë pagat për 50 për qind. Bedri Hamza e mban fjalën,” ka thënë Krasniqi.