Abdixhiku për tubimin në Viti: Ky është rikthimi historik i Lidhjes Demokratike

Abdixhiku për tubimin në Viti: Ky është rikthimi historik i Lidhjes Demokratike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubim elektoral në qytetin e Vitisë.

Kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Lumir Abdixhiku e ka cilësuar këtë tubim si të jashtëzakonshëm.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se ky është rikthimi historik i Lidhjes Demokratike.

“Këtë ditë të bukur me diell e filluam me tubimin tonë në Sheshin e Qytetit të Vitisë!   Sokol të lumtë!Një tubim i jashtëzakonshëm, një atmosferë e fuqishme, dhe një mesazh i qartë: 9 shkurti është dita kur Kosova nis kapitullin e ri!”.

“Ky është rikthimi historik i Lidhjes Demokratike!  Për fitore, dhe asgjë më pak!  Qytetarët gjithandej vendit duan zhvillim, duan mbështetje për ekonomitë lokale, duan investime në infrastrukturë, dhe duan një të ardhme që u garanton mundësi, jo pengesa. Dhe këtë mund ta sjellë vetëm LDK-ja me programin ‘Rruga e Re’, dhe me ekipin tonë profesionist e të përkushtuar!”

“Investimet që kemi paraparë në bujqësi, infrastrukturë, teknologji moderne dhe shërbime publike do ta bëjnë Kosovën model të zhvillimit ekonomik në rajon. Do t’i mbështesim fermerët, do ta ndërtojmë infrastrukturën rrugore, dhe do të krijojmë mundësi të reja për rininë e vendit!”, ka shkruar Abdixhiku.