
OEK kërkon masa urgjente për mbështetje të prodhimit dhe eksportit
Deficiti tregtar i Kosovës është rritur me 17.5 për qind në dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke arritur në 561,5 milionë euro, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Në lidhje me këtë çështje, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në një intervistë për Ekonomia Online ka ngritur shqetësime për bilancin negativ tregtar dhe ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga Qeveria e re, e cila do të dal nga zgjedhjet e 9 shkurtit, për të mbështetur prodhuesit vendor dhe për të rritur eksportet, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Rafunës, të dhënat e ASK-së konfirmojnë atë që OEK ka paralajmëruar prej kohësh, që eksportet mbulojnë vetëm 17 për qind të deficitit tregtar, ndërsa importet janë në rritje.
“Kemi kërkuar nga ana e qeverisë që të merren masa konkrete që të ndihmohet prodhimi që ta rrisim eksportin dhe ta ulim këtë deficitin tregtar. Këto të dhëna të ASK-së që përputhen plotësisht edhe me të dhënat që i ka OEK-u është që ne e mbulojmë vetëm 17 për qind deficitin tregtar me eksport, që nënkupton që importi është duke u rritur dhe është rritur në vlerë. Kurse, eksporti madje këtë vitin e fundit, sipas të dhënave preliminare, kemi një rënie të lehtë të eksportit kundrejt viti paraprak. Kjo është shqetësuese dhe ne e përsërisim kërkesat tona edhe qeveria e re që do të formohet pas zgjedhjeve të reja, pavarësisht cila parti politike do të jetë në qeveri ose pjesë e saj, kërkojmë që me urgjencë të merren masa konkrete që të ndihmohet prodhimi vendor, ta rrisim prodhimin vendor”, u shpreh Rafuna.
Një tjetër faktor shqetësues, sipas Rafunës, është mungesa e investimeve të huaja cilësore në sektorin e prodhimit dhe ulja e shpenzimeve kapitale nga ana e Qeverisë. Për më tepër, ai tha se masat ndëshkuese të BE-së, të cilat kanë bllokuar projekte me vlerë mbi 300 milionë euro, kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën ekonomike.
“Shto kësaj që ne jemi edhe duke vuajtur edhe për investime të huaja kualitative në kuptimin e hapjes së fabrikave ose sjelljen e brendeve të njohura botërore për të punësuar rininë tonë. Si dhe mos shpenzimin nga qeveria e Kosovës edhe të shpenzimeve kapitale si mjeteve në buxhetin e shtetit të paraparë për shpenzime kapitale. Po ashtu që jemi nën masa ndëshkuese të BE-së që janë projekt që nuk kanë mundur të implementohen që tejkalon vlera e tyre mbi 300 milion euro dhe gjitha këto kur akumulohen ta jepni këtë shifër që ky eksport, jo që është rritur por ka filluar që të ketë një rënie kundrejt vitit paraprak dhe importi po të rritet si rezultat i uljes së prodhimit vendor, kjo është shumë e keqe për ekonominë tonë, për standardit jetësor qytetareve të Kosovës është shumë e keqe dh duhet me urgjencë të merren veprime konkrete, masa konkrete, duke filluar nga politikat fiskale…”
Shkrimi i plotë:
https://klankosova.tv/oek-kerkon-masa-urgjente-per-mbeshtetje-te-prodhimit-dhe-eksportit/