Abdixhiku: Suharekë, çka ke ba’ kështu?!
“Suharekë, çka ke ba’ kështu?! Mbështetje e jashtëzakonshme në Suharekë, në mesin e valës së pandalshme të mbështetjejes qytetare për LDK-në dhe për vizionin tonë për të ardhmen. Ardian, dhe ekipi, ju lumtë!”, ka shkruar kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka theksuar se Suhareka ka potencial të madh për rritje dhe investime.
“Me vizionin tonë, dhe me programin ‘Rruga e Re’, ky qytet dhe e tërë Kosova do të përfitojnë nga projektet dhe politikat tona zhvillimore që sjellin më shumë vende pune, paga më të mira, infrastrukturë moderne dhe mundësi për çdo qytetar”.
“Qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se ata nuk do ta pranojnë ngecjen dhe dështimin e shtetit, dhe se janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh që është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit! Kosova ka nevojë për një drejtim të ri, prandaj ky mobilizim nuk është i rastësishëm – është fryma e një lëvizjeje që po përfshin gjithë vendin, në çdo qytet e fshat, në çdo lagje e shtëpi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Faleminderit Ardian për ketë organizim shembullor, suksese kandidatëve tonë nga Suhareka: Ardian Shala, Urim Suka, Shaqir Kryeziu, Shemsijr Bytyqi dhe Selman Kolgeci. 9 shkurti është dita jonë – dita e fitores së madhe! #LDK124”, ka shkruar Abdixhiku.