Daut Haradinaj alarmon për votat e diasporës

Daut Haradinaj alarmon për votat e diasporës

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7 ka ngritur një shqetësim rreth votave të diasporës duke alarmuar për sigurinë e tyre, shkruan Gazeta Express.

I njëjti ka deklaruar se votat tashmë janë në konsullata dhe se të njëjtat janë nën mbikëqyrjen e një zyrtari që është përfaqësues i Ministrisë së Jashtme.

Po ashtu, Haradinaj ka alarmuar edhe për mënyrën se si votat e diasporës do të transportohen në Kosovë, pasi që për prurjen e tyre në Kosovë, sipas tij është marrë vendim që MPJ t’i dërgojë shoferët zyrtarë me automjetet zyrtare me shku në qytetet e ndryshme me i marr e me i sjell të njëjtat në vend.

“E kam një shqetësim shumë real rreth votës së diasporës, unë kam informata të sakta prej KQZ-së se si o ka procedohet me votim. E para e punës, tash dy javë votat janë në konsullata janë rreth 50 mijë vota. Dhe ato vota janë nën mbikëqyrjen e një zyrtari që është përfaqësues i Ministrisë së Jashtme, seni i parë që për mendim temin është dyshim serioz, dhe shpresoj që prokuroria ka me u marrë me këtë temë. Seni i dytë është, është prish projekti i transportit të votës nëpërmes postës diplomatike. Tash është marrë vendim që Ministria e Jashtme me i çu shoferat zyrtarë me automjete zyrtare me shku me i marrë votat Cyrih, Berlin, Vjenë, Srugart, ku janë ato dhe me i pru në Kosovë”.

“Që i bjen, 2 mijë kilometra një shofer ka me i pas në automjet 30 mijë vota, ndërsa në Kosovë, Obiliqi me Prishtinë është vetëm 4 kilometra distancë, kutit e votimit është obligim ligjor me u shoqëru me forcat policore. Vota e qytetarit në Zvicër për shembull është që dy javë në një dhomë në konsullatë të cilin çelës e ka një i delegumi i kësaj ministrie, qekjo që u dënu para dy dite për gjuhë ofenduese ndaj AAK-së.  Kush me garanton mu që votat në Cyrih në Gjenevë janë ka ruhen votat me sigurinë e lartë prej zyrtarit që kjo e ka emëru. Ky është shqetësim real. Është tepër shqetësuese’’, ka thënë ai mes tjerash në T7.