Europa League/ Shorti i Play Off, Roma përballet me një ekip portugez, çiftet
Këtë të premte u zhvillua shorti i Play Off të Europa League. Roma do të përballet me Porton, me dy ndeshjet që pritet të jenë mjaft delikate.
Galatasaray do të sfidojë Az Alkmaar, ndërsa Twente mat forcat me Bodo/Glimt. Fenerbahce kërkon kualifikimin ndaj Anderlecht, sakaq Sociedad “peshkon” danezët e Midtjylland. Çiftet e tjera janë Paok-FCSB, Union SG-Ajax dhe Ferencvaros-Plzen. Takimet e “Play-Off” do të mbahen me 13 dhe 20 shkurtz raporton BallkanWeb.
Kualifikimin direkt për në fazën tjetër të Europa League e kanë siguruar Lazio, Bilbao, United, Tottenham, Frankfurt, Lyon, Olympiacos dhe Rangers.