Homeballine 2Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë

Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë

spot_img

Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në të gjithë Evropën, përballueshmëria është bërë një nga çështjet ekonomike përcaktuese për qytetarin mesatar evropian.

Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Evropë, teksa një familje, me katër persona me dy të rritur me rrogë mesatare shpenzon 89% të të ardhurave për të bërë një jetesë normale, raporton Monitor.al.

Në këto nivele, Tirana renditet vetëm pas Lisbonës, që kryeson lisën në Evropë me një nivel prej 12195.8%.

Të dhënat u bënë të ditura në një raport të fundit të Tradingpedia. Për të zbuluar se cilat kryeqytete ofrojnë standardin më të mirë të jetesës me barrën më të vogël financiare në raport me të ardhurat mujore, Tradingpedia krahasoi të dhëna nga 37 kryeqytete evropiane, duke marrë parasysh shpenzimet e përditshme dhe pagat mesatare neto mujore (paga “reale” pasi zbriten të gjitha taksat dhe detyrimet nga paga bruto).

Raporti merr në konsideratë pagën neto, që për Shqipërinë është 760 euro në muaj dhe të ardhurat e familjes i llogarit në 1520 euro në muaj, duke supozuar që punojnë dy të rritur. Një shpenzim për një familje me katër persona llogaritet në 1353 euro në muaj, për të cilin duhen shpenzuar gati 90% e të ardhurave.

Shqipëria ka një kosto jetese shumë më të shtrenjtë sesa vendet e tjera të rajonit. Në Shkup Të Maqedonisë së Veriut, ku paga mesatare neto është në nivele të ngjashme më të Shqipëri, në 769 euro në muaj, shpenzimet mujore për një familje me 4 persona janë 1037 euro, duke zënë 67% të të ardhurave, shumë më pak sesa në Shqipëri.

Në Beograd, ku paga neto është 1081 euro, pesha është 68.2%, teksa shpenzimet mujore janë pak më të larta se në Tiranë duke arritur në 1478 euro, por pagat neto janë rreth 30% më të larta.

Në Podgoricë, paga mesatare mujore neto është 883 euro, më e lartë sesa në Shqipëri dhe shpenzimet mujore janë më të ulëta në 1077 euro, duke bërë që Sarajeva të jetë relativisht qyteti me koston më të ulët të jetesës në rajon, në raport me të ardhurat.

Të dhënat për Kosovën nuk janë në këtë raport.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...