Kosova rekomandon të shmanget pika kufitare në Jarinje, protestuesit serbë po pengojnë qarkullimin

Kosova rekomandon të shmanget pika kufitare në Jarinje, protestuesit serbë po pengojnë qarkullimin

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më datë 28 janar 2025, rruga në Kralevë, Serbi, është bllokuar nga protestues, të cilët po pengojnë qarkullimin e automjeteve.

Njoftim nga Policia e Kosovës:

Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.