AAK-ja #137 dhe 109-shi po gjejnë përkrahje kudo
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, së bashku edhe me kandidatë të tjerë për deputetë kanë mbajtur takime të rëndësishme me banorët e Bllagajës, Terboviqit dhe Nakllës.
“Në këto fshatra AAK-ja është shpresa e madhe për fitore dhe ndryshime. “Koalicioni ‘Për Kosovën Fituese’ po gjen mbështetje kudo. Banorët e këtyre fshatrave treguan mbështetjen e tyre të palëkundur për koalicionin për Kosovën Fituese, me numrin 137. Fitorja është afër. Si gjithherë Bllagaja, Terboviqi dhe Nakëlla dëshmuan edhe këtë herë përkushtimin e tyre ndaj vlerave kombëtare dhe vizionit për një Kosovë më të përparuar, me Ramush Haradinaj kryeministër, progresi do të jetë vlera jonë e përditshme”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.