Zelensky shpreson se SHBA dhe Evropa do të përfshihen në bisedime për paqe në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se shpreson se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të përfshihen në bisedimet e mundshme për t’i dhënë fund luftës së vendit të tij me Rusinë.
Duke folur në një konferencë për media përkrah presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, Zelensky tha se edhe Ukraina duhet të përfshihet në çfarëdo bisedimesh për përfundimin e luftës, në mënyrë që negociatat të kenë ndikim domethënës.
“Në lidhje me atë se cila do të jetë përbërja e bisedimeve: shpresoj shumë se Ukraina do të jetë atje, dhe Amerika, Evropa dhe rusët”, tha Zelensky.
Më vonë, ai sqaroi se ende nuk është vendosur ndonjë kornizë bisedimesh.
“Po, do të doja shumë që Evropa të marrë pjesë, sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian”, shtoi ai,
Zelensky tha se beson se presidenti amerikan, Donald Trump, mund t’i japë fund luftës, duke shtuar se ai mund ta rrijë këtë vetëm nëse e përfshin edhe Ukrainën në bisedime. /Rel