
Presidenti Ademi: FFK-ja dhe Lidhjet rajonale do të vazhdojnë përpara me reforma dhe rezultate të reja
Bardhec Seferi është rizgjidhur kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shkruar në Facebook se edhe Kuvendi Zgjedhor i LRF Mitrovicës u zhvillua në mënyrën më të mirë të mundshme, duke sjellë mbështetje për kryetarin dhe bordin e kësaj lidhje për mandatin e ri katërvjeçar dhe duke u shprehur të kënaqur me punën e bërë.
“FFK dhe Lidhjet rajonale do të vazhdojnë përpara me reforma dhe rezultate të reja, duke ofruar një qeverisje të mirë për zhvillimin e futbollit në çdo pjesë të vendit”, ka shkruar Ademi.