Klubi i futbollit FC Prishtina ka bërë të ditur përbërjen e shtabit teknik që do ta udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues.
Në krye të ekipit do të jetë trajneri shqiptar Orges Shehi, i cili do të asistohet nga Sebino Plaku në rolin e ndihmëstrajnerit.
“Shtabi teknik i FC Prishtinës: Orges Shehi (kryetrajner), Sebino Plaku (ndihmëstrajner), Alban Shala (trajner i përgatitjes kondicionale), Labinot Qosa (trajner i portierëve) dhe Shkumbin Gërguri (video-analist)”, ka njoftuar FC Prishtina.

