‘Shuplaka’ e Grenellit për Konjufcën, Kastrati: Nuk bëhen lojëra me SHBA-në

‘Shuplaka’ e Grenellit për Konjufcën, Kastrati: Nuk bëhen lojëra me SHBA-në

Ardian Kastrati, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që përgjigja e të emëruarit të presidentit të ShBA-së Donald Trump për Misione Speciale, , Richard Grenell, ndaj kryekuvendarit Glauk Konjufrca tregon që kjo qeveri nuk mund të luajë lojëra me ShBA-në.

“Për mendimin tim, nuk mund të bëjnë lojë, këta nuk mund të luajnë me pushtetin amerikan”, ka thënë Kastrati në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Nuk ndezin këto lojëra të niveleve kaq të ulëta. Këto një politikan shumë provincial edhe komplet i paedukum edhe pa asnjë praktikë nëpër institucione e lëre më në marrëdhënie diplomatike, ato ndërkombëtare nuk mund të tentojë të luajë kësi loje ,e lëre më një kryetar i Kuvendit nuk i ka hije, që ka kriju pak njëfarë përvoje ,që ka pasur disa takime me diplomatë të ndryshëm këta katër vjet”.

“Çka tregon kjo? Nuk e lëviz në asnjë mënyrë qëndrimin e ShBA-së sa u përket interesave të tyre strategjike për rajonin dhe më gjerë”.