Fadil Bytyqi zgjidhet president i ri i FC Suharekës

Fadil Bytyqi zgjidhet president i ri i FC Suharekës

FC Suhareka e ka zgjedhur kryesinë e re të klubit si dhe presidentin e ri, Fadil Bytyqin.

“Nga Kuvendi Zgjedhor i FC Suhareka, mbajtur sot me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe përfaqësuesve të klubit, u zgjodh z. Fadil Bytyqi si President i ri i FC Suhareka”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

“Ky moment shënon fillimin e një epoke të re për klubin tonë, ku synojmë të fuqizojmë ekipin, të avancojmë projektet për të rinjtë dhe të arrijmë suksese të reja sportive”.

“Presidenti Bytyqi shprehu falënderime për besimin e dhënë dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të punuar pa kompromis për rritjen dhe suksesin e klubit”.