Me LDK-në udhëheqëse e Qeverisë, Kosova do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar

Me LDK-në udhëheqëse e Qeverisë, Kosova do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar

Në Selinë Qendrore të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

“Ambasadorin e njoftova për momentumin e mirë të fushatës sonë; për rrjedhën e tubimeve impresive si dhe për pritjet tona për ndryshim! E njoftova dhe për projektet e mëdha kapitale, që do t’i realizojmë!”.

“U zotova që pas 9 shkurtit, me LDK-në udhëheqëse të Qeverisë së Re, Republika e Kosovës do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar, siç dhe do të avancojë interesat tona strategjike”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Republikës sonë; dhe për gjithë kontributin e dhënë në çdo etapë, falenderova ambasadorin sot!