
Daut Haradinaj bën homazhe te varri i Rugovës
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta.
“Kur nderon njerëzit që kanë lënë gjurmë në histori, nderon edhe veten. I përjetshëm kujtimi për ty, president dr. Ibrahim Rugova!”, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook.