Krasniqi viziton degën e PDK-së në Malishevë

Krasniqi viziton degën e PDK-së në Malishevë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar Degën e PDK-së në Malishevë.

“Kjo degë, ashtu si të gjitha degët e tjera anekënd Kosovës, është mobilizuar maksimalisht për fitoren tonë më 9 shkurt”.

“Mirënjohje të thellë për të gjitha strukturat e PDK-së për angazhimin, vullnetin dhe energjinë e pashtershme për ta realizuar misionin tonë për një Kosovë ma të mirë”, ka njoftuar PDK-ja.