Reformat në Kombëtaren, Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj rikthehen në futbollin e Kosovës

Reformat në Kombëtaren, Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj rikthehen në futbollin e Kosovës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë me dije se në kuadër të reformave për një organizim sa më të mirë, ka marrë vendim që Hekuran Kryeziu të emërohet në pozitën e ndihmëstrajnerit te Kombëtarja U21 si dhe Anel Rashkaj të emërohet ndihmëstrajner në Kombëtaren U19 dhe të jetë pjesë e Departamentit Teknik të FFK-së.

“Hekurani dhe Aneli kanë dhënë shumë për Kombëtaren tonë si lojtarë dhe tani është koha që ata të vazhdojnë të kontribuojnë në role të reja. Jam i bindur që përvoja e tyre do të jetë një aset i çmuar për të rinjtë tanë dhe zhvillimin e ekipeve tona zinxhirë të kombëtares”, ka thënë presidenti Ademi.