Ramush Haradinaj takon Richard Grenellin në SHBA, ja çfarë diskutuan
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me Richard Grenellin në SHBA.
Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA.
Haradinaj rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategiike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO!
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Në prag të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump, sot kam zhvilluar një takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të marrë detyrën e Presidentit të SHBA.
Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump.
Me këtë rast, Ambasadorit Grenell, i rikonfirmova zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke i nënvizuar synimin tonë kryesor, anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO!