Limaj në Lluzhan: Rruga Prishtinë – Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes
Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, pjesë e koalicionit Kosova Fituese, ka marrë pjesë sot në një tubim me qytetarë në Lluzhan të Podujevës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se bashkëbiseduan me qytetarë.
“Rruga Prishtinë – Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes, mos përgjegjësisë dhe arrogancës, pa vizion dhe pa shpresë, ky është përshkrimi i rezultateve të kësaj qeverie”.
“Rreshtimi rreth koalicionit tonë për Kosovën fituese, veçVEPRA, është siguri për vendin, anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik dhe pavarësim energjetik”, ka thënë Limaj.